×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Trump sinjalizon se sot mund të arrihet një marrëveshje për garancitë e sigurisë për Ukrainën

    Reporteri
    18 Gusht 2025 | 21:12

    Presidenti Donald Trump tha se një marrëveshje për garancitë e sigurisë që kërkon Ukraina pritet të arrihet sot, pas takimit me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky, shkruan CNN, përcjell Reporteri.net.

    Ai e bëri këtë deklaratë gjatë takimit me liderët evropianë.

    “Besoj se sot do të arrijmë një zgjidhje për pothuajse gjithçka, përfshirë ndoshta edhe sigurinë,” u shpreh Trump.

    Në fillim të deklaratës së tij, Trump i tha Zelenskyt “Kam ndjesinë se ti dhe Presidenti Putin do të arrini një marrëveshje. Në fund, kjo është një vendim që mund të merret vetëm nga Presidenti Zelensky dhe populli i Ukrainës, në marrëveshje me Presidentin Putin. Dhe unë thjesht mendoj se gjëra shumë të mira do të vijnë prej kësaj.”

    Termat e sigurisë mund të përfaqësojnë një kompromis që synon të mbrojë Ukrainën pa e anëtarësuar atë në NATO – një hap që Rusia e ka kundërshtuar vazhdimisht.

    I dërguari i posaçëm i Trumpit, Steve Witkoff, më herët i përshkroi këto garanci si “mbrojtje të ngjashme me nenin 5” – duke iu referuar nenit të traktatit të NATO-s që parashikon mbrojtje të ndërsjellë në rast sulmi ndaj një anëtari./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!