Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se “në njëfarë mënyrë”, ai e ka organizuar një takim mes Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidentit të Ukrainas, Volodymyr Zelensky, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.
Në një intervistë për Fox News, Trump ka thënë se i takon Putinit dhe Zelenskyt të marrin vendimet.
“E kam organizuar në një farë mënyre me Putinin dhe Zelenskyn, dhe e dini, ata janë ata që duhet të marrin vendimet, ne jemi 7,000 milje larg,” tha Trump.
Ai foli edhe rreth telefonatës me Putin.
“E telefonova Presidentin Putin dhe po përpiqemi të organizojmë një takim me Presidentin Zelensky, dhe do të shohim çfarë ndodh. Nëse shkon mirë, nëse funksionon, atëherë unë do të marr pjesë në takimin trepalësh dhe do ta përmbyll,” shtoi ai.
Presidenti shtoi se, sipas tij, Putin dhe Zelensky “po shkojnë më mirë sesa mendoja.”
“Mendoj se ndoshta fakti që shkojnë pak më mirë sesa prisja, përndryshe nuk do të kisha organizuar takimin mes të dyve. Do të kisha organizuar një takim trepalësh që në fillim, por mendoj se gjërat po ecin disi më mirë”, ka thënë Trump./Reporteri.net