×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Trump thotë se ShBA do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën pavarësisht rezultatit të takimit me Zelenskyn

    Reporteri
    18 Gusht 2025 | 19:41

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se pavarësisht se si do të përfundojnë takimet e sotme me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderët evropianë, mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ukrainën do të vazhdojë, raporton CNN, përcjell Reporteri.net.

    I pyetur nga një gazetar se “A është ky fundi i rrugës për mbështetjen amerikane ndaj Ukrainës? A është ky takim ‘marrëveshje apo jo’?”

    Në këtë pyetje, Trump u përgjigj se “Nuk mund ta them kurrë këtë. Nuk është kurrë fundi i rrugës. Njerëzit po vriten dhe ne duam ta ndalim këtë. Prandaj, nuk do të thosha që është fundi i rrugës.”/Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!