×
  • Lajme
  • Botë / Apeli i ish-presidentit 

    Trumpi kërkon shtyrjen e gjykimit për mohim të rezultatit të zgjedhjeve 

    Reporteri
    12 Shkurt 2024 | 23:05

    Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar nga Gjykata Supreme që të zgjasë shtyrjen e gjykimit për ndërhyrje në zgjedhje, duke u arsyetuar se është imun ndaj akuzave se planifikoi të rrëzonte rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, përcjell gazeta online Reporteri.net. 

    Avokatët e tij kanë dorëzuar apelin emergjent në gjykatë të hënën, vetëm katër ditë pasi gjykatësit dëgjuan apelin e Trumpit që emri i tij të mbetet në fletëvotimet presidenciale, përkundër përpjekjeve për ta hequr emrin e tij për shkak të planit të tij për të zhbërë rezultatin e vitit 2020. 

    “Pa imunitetin nga përndjekja penale, presidenca siç e njohim do të pushojë së ekzistuari”, kanë shkruar avokatët e Trumpit. 

    Duke zgjatur ditën e nisjes së gjykimit mbetet pezul gjykimi më i famshëm i ndonjë ish-presidenti teksa gjykata më e lartë e SHBA-së vendos përfundimisht. 

    Vendimi i Supremes, mund të përcaktojë nëse republikani do të nis gjykimin para zgjedhjeve presidenciale të muajit nëntor. 

    Prokurori i Posaçëm, Jack Smith ka bërë përpjekje që gjykimi të fillojë sivjet. Ndërkohë, Trumpi, vazhdimisht ka kërkuar të shtyej gjykimin. Nëse fiton zgjedhjet, ai mund të përdorë pozitën për të emëruar një prokuror tjetër që do të mund të rrëzonte të gjitha rastet federale, apo edhe ta falte veten.  

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!