×
  • Lajme
  • Botë / Blerja e heshtjes

    Trumpi në gjykatë për pagesat për yllin e filmave për të rritur

    Reporteri
    15 Prill 2024 | 16:22

    Ish-presidenti Donald Trump është i pranishëm në procesin gjyqësor për rastin penal për pagesat për të heshtur aktoren e filmave për të rritur.

    Kjo është hera e parë në histori që një president amerikan ose ish-president përballet me gjykimin për krime, raporton BBC.

    Gjykimi pritet të zgjasë të paktën gjashtë javë.

    Trumpi është akuzuar se ka bërë përpjekje të fshehë pagesën prej 130 mijë dollarëve për yllin e filmave për të rritur, Stormy Daniels para zgjedhjeve të vitit 2016, të cilat i fitoi.

    Daniels ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie me Trumpin në vitin 2006 dhe pastaj ishte paguar nga atëherë avokati i tij, Michael Cohen që të heshtte për këtë marrëdhënie.

    Trumpi është akuzuar se ka ofruar dëshmi të rrejshme kur ka thënë se pagesat që ia dha Cohenit ishin pagesa ligjore.

    Ai përballet me 34 akuza për mashtrim, por ka mohuar se është i përfshirë. Ai mohon të ketë pasur aferë me Daniels.

    Para se të hynte në sallën e gjykimit, Trumpi ka thënë se ky është sulm ndaj Amerikës.

    “Ky është sulm ndaj Amerikës dhe për këtë arsye jam krenar që jam këtu”, ka thënë Trumpi.

    “Ky është njëmend sulm ndaj kundërshtarit politik”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!