Juria e ka shpallur fajtor ish-presidentin Donald Trump për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të fshehur pagesat për heshtjen e aktores për filmat për të rritur, Stormy Daniels.
Ai është ish-presidenti i parë amerikan që dënohet për vepër penale.
Trumpi është shpallur fajtor për 34 akuzat.
Gjykata ka njoftuar se dënimi do të bëhet i ditur më 11 korrik.
Donald Trumpi ka dalë nga gjykata dhe ka folur me gazetarët.
“Ky është turp, është gjykim i kurdisur”, ka thënë Trumpi.
“Do të luftoj deri në fund”, ka shtuar ai.
Ish-presidenti gjithashtu ka kritikuar procesin, duke thënë se nuk ishte trajtuar fer.
“Asgjë nuk ka përfunduar”, ka thënë shkurt ai, duke shmangur pyetjet nga gazetarët.
Një prej dëshmive më të fuqishme në rastin kundër Trumpit ishte ajo e ish-avokatit Michael Cohen.
Cohen ka dëshmuar se ka telefonuar dy herë Trumpin për të marrë lejen e tij para se të hapte llogarinë bankare për të paguar Danielsin, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, Cohen ka paguar Daniels 130 mijë dollarë për të heshtur në lidhje me pretendimet e saj se kishte kryer marrëdhënie me Trumpin në vitin 2006.
Cohen ka dëshmuar se Trumpi kishte miratuar planin për ta rimbursuar atë për paratë që do t’i paguante Danielsit dhe që këto pagesa do të klasifikoheshin si “shpenzime ligjore”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.




