×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Trumpi thotë se Irani po ‘humb shumë’, ndërsa bisedimet nisin

    Reporteri
    11 Prill 2026 | 15:44

    Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, thotë se Irani po “humb shumë” në konflikt, ndërsa bisedimet në Islamabad nisin.

    Në një postim të gjatë në Truth Social, Trump pretendon se anëtarët e mediave “pëlqejnë të thonë se Irani po ‘fiton’, kur në fakt, të gjithë e dinë se ata po humbin dhe po humbin shumë”, raporton BBC.

    Ai më pas vazhdon të përsërisë pretendimet që administrata e tij ka bërë gjatë konfliktit: “Marina e tyre është zhdukur, Forca Ajrore është zhdukur, aparatura e tyre kundërajrore nuk ekziston, radari është i vdekur, fabrikat e tyre të raketave dhe dronëve janë shkatërruar në masë së bashku me vetë raketat dhe dronët dhe, më e rëndësishmja, ‘udhëheqësit’ e tyre afatgjatë nuk janë më me ne, lavdi i qoftë Allahut!”

    Pasi i referohet vendosjes së minave detare nga Irani, ai vazhdon duke thënë se ShBA-ja tani ka nisur “pastrimin e Ngushtica e Hormuzit si një favor për vendet në mbarë botën

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!