×
  • Lajme
  • Botë / Analizë e BBC-së

    Udhëkryqi i luftës

    Reporteri
    03 Prill 2024 | 16:35

    Krejt përveç luftërave të shkurtra kanë periudha kur vrasjet janë rutinë e pandryshueshme dhe të tmerrshme. Mirëpo ka edhe aso momentesh sikur këto të ditëve të fundit në Lindjen e Mesme kur ngjarjet lënë në udhëkryq palët ndërluftuese dhe aleatët e tyre që u duhet të marrin vendime të mëdha, shkruan në një analizë redaktori ndërkombëtar i BBC-së, Jeremy Bowen nga veriu i Izraelit.

    Zgjidhjet janë duke konfrontuar liderët e qeverive dhe forcat e armatosura në Izrael dhe Teheran, bazën e Hezbollahut në jug të Bejrutit dhe në vendet tjera në Gji, Evropë dhe Amerikë, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Vrasja e punëtorëve të huaj të ndihmave në Gaza më në fund mund të ketë sosur durimin e aleatëve të Izraelit, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Izraeli dhe Egjipti kanë ndaluar hyrjen e gazetarëve të huaj në Gaza, përjashtuar në disa raste për vizita të shkurtra dhe shumë të kontrolluara bashkë me ushtrinë izraelite. Palët ndërluftuese kanë nevojë të fitojnë betejën e mediave në periudhën e luftës asimetrike në të cilën fitorja apo humbja mund të varet nga perceptimi aq sa realiteti i luftës. Gazetarëve gjithashtu u është mohuar qasja në një luftë kur palët luftuese kanë diçka për të fshehur.

    Ani pse pa gazetarë të huaj për të raportuar nga vendi i ngjarjes, dëshmitë po grumbullohen se Izrael nuk është duke i respektuar obligimet nën ligjet e luftës për të respektuar jetët civile ose duke lejuar lëvizjen e lirë të ndihmave në një krizë urie të shkaktuar nga vetë Izraeli. Pas vrasjes së ekipit të vullnetarëve të World Kitchen në Gaza, presidenti amerikan Joe Biden ka përdorur gjuhën e tij më të ashpër në deklarimet publike për të dënuar veprimet e Izraelit.

    Presidenti dhe këshilltarët e tij ende nuk kanë vendosur nëse fjalët janë të mjaftueshme. Deri më tani, u kanë rezistuar thirrjeve për të kushtëzuar përdorimin e armëve amerikane në Gaza, ose edhe për të ndalur rrjetin e furnizimit me armatim.

    Teksa po mbërrijnë armët, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili varet nga ultranacionalistët hebrenj për të mbetur në pushtet, mund të ndjejë se mund t’i bëjë ballë Bidenit. Testi i madh do të jetë ofensiva e Izraelit kundër Hamasit në qytetin Rafah, plan që SHBA-ja beson se do të përkeqësonte katastrofën humanitare në Gaza.

    Interesi amerikan dhe mundësitë politike të Bidenit në vitin zgjedhor tashmë janë dëmtuar nga ajo që në shumë shtete po shihet si bashkëkryese me Izraelin.

    Luftë në hije është zhvilluar paralelisht me atë të Gazas që prej tetorit të shkuar. Nisi me Hezbollahun, lëvizjen e fuqishme libaneze, e cila përkrah Hamasin. Nuk është luftë siç do të shpresonte Hamasi dhe Hezbollahu me shefat e tij në Teheran, atë të luftës direkt me Izraelin dhe indirekt me amerikanët.

    As amerikanët nuk donin dhe ia pamundësuan Izraelit që të përdorte forcën e plotë.

    Që prej fillimit të këtij viti gjithçka ka qenë ndryshe. Izraeli ka rritur intensitetin, duke bombarduar armiqtë thellë në Liban dhe Siri. Më e fundit ishte bombardimi i objektit diplomatik të Iranit në kryeqytetin sirian dhe vrasja e një komandanti të Gardës Revolucionare.

    Në këtë udhëkryq, Izraeli, as Irani apo Hezbollahu, nuk duan luftë të plotë që do të kishte pasoja të tmerrshme për të gjithë. Ama, asnjëra palë nuk duket se është e gatshme të ndalë rrëshqitjen drejt kësaj lufte.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!