×
  • Lajme
  • Botë

    Ukraina fundos anijen ruse në Krime

    Reporteri
    14 Shkurt 2024 | 10:27

    Forcat e armatosura të Ukrainës kanë deklaruar se anija ruse Caesar Kunikov është fundosur në brigjet e Krimesë së pushtuar nga Rusia, raporton BBC.

    Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar të mërkurën në mëngjes dhe anija ishte goditur jo fort larg brigjeve të qytetit të Jaltës, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Ukraina vazhdimisht ka sulmuar flotën ruse në Detin e Zi. Pamjet satelitore tregojnë se asnjë anije nuk është në brigjet e Krimesë.

    Forcat ukrainase kanë publikuar pamjet e dronit të detit të njohur si Magura V5 duke goditur anijen ruse.

    Anija Caesar Kunikov ishte e periudhës sovjetike. Nëse konfirmohet fundosja e saj, do të ishte goditja e dytë e suksesshme ndaj flotës ruse në muajin shkurt. Luftanija e vogël Ivanovets, është sulmuar me dronë në një operacion special të forcave të Ukrainës para dy javësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!