×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Vance thotë se ishte në dijeni të synimeve për ta goditur Ishullin Kharg të Iranit: S’ka ndryshim të strategjisë së Trump

    Reporteri
    07 Prill 2026 | 16:40

    Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, ka deklaruar se ishte në dijeni të synimeve për të “goditur disa objektiva ushtarake” në ishullin Kharg” dhe se beson se ShBA’ja e ka bërë këtë, raporton BBC, përcjell Reporteri.net.

    Deklarata e Vance u bë nga Budapesti, ku po qëndron për vizitë.

    Vance tha se goditjet nuk përfaqësojnë një ndryshim në strategji për Donald Trump, i cili ka paralajmëruar për “shkatërrim të plotë” të infrastrukturës iraniane nëse vendi nuk i përgjigjet afatit për të arritur një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit.

    Vance thotë se Irani po përpiqet të “shkaktojë sa më shumë dhimbje ekonomike ndaj botës”, por se SHBA ka aftësinë të shkaktojë “dhimbje shumë më të madhe”.

    Ai shton se është i bindur që SHBA do të marrë një përgjigje nga iranianët deri në orën 20:00 sipas kohës lindore (00:00 GMT / 01:00 BST të mërkurën).

    “Shpresoj që ata të japin përgjigjen e duhur.”

    Deklarata e Vance vjen pas raportimeve për shpërthime në këtë ishull, nga i cili eksportohet pothuajse i gjithë nafta e vendit.

    Mediumi amerikan, NBC News raportoi se ushtria amerikane goditi dhjetëra objektiva ushtarake në ishull gjatë natës./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!