Dy vëllezër binjakë që kanë ndarë të njëjtën patentë shoferi për 20 vjet në Kinë, më në fund janë kapur nga policia.


Njeriu i  quajtur Yan, u ndalua nga policia e trafikut të enjten e kaluar pasi u dyshua për ngasje me licencë të revokuar dhe gënjeu se ai ishte vëllai i tij më i vogël,shkruajnë mediat e huaja, transmeton Reporteri.net.

Pavarësisht nga ngjashmëria mes tyre oficerët policorë vunë re nga një bazë të dhënash ID se vëllai i vogël kishte kokën plot flokë, ndërkohë që vëllai i vogël kishte mungesë të flokëve.

Reklamë

Zyrtari  pas më pas kërkoi nga ai që ta hiqte kapelën duke zbuluar identitetin e tij të vërtetë. “Ndonëse dukeshin vërtet të njëjtë, kishte disa veçori që i veçonin, duke përfshirë trashësinë dhe gjatësinë e flokëve të tyre”, tha oficeri Zhao Xin.

“Unë kam qenë duke përdorur të njëjtën patentë shoferi me vëllain tim më të vogël për 20 vjet”, kishte thënë Yan për policinë./Reporteri.net