Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, po vazhdon takimin me Presidentin e ShBA’së, Donald Trump, në Zyrën Ovale.

Zelensky sot u shfaq i veshur me një veshje më formale se uniforma e tij e zakonshme ushtarake, por pa kravatë.

Veshja e tij i ka rënë në sy edhe Trump, i cili e ka komplimentuar. Gazetari që në takimin e kaluar në Zyrën Ovale e kritikoi Zelenskyyn për veshjen e tij, këtë herë tha se presidenti ukrainas duket “mahnitshëm” me kostumin e tij  dhe Trump shtoi se edhe ai e kishte thënë të njëjtën gjë, shkruan “The Guardian“, përcjell Reporteri.net.

Reklamë

Zelenskyy ia ktheu me humor gazetarit, pasi vërejti se ai është ende me të njëjtin kostum si herën e kaluar:

“Unë ndryshova, ti jo.”/Reporteri.net