×
  • Lajme
  • Botë / Kërcënimet ruse

    Votoni ose përballuni me luftën – paralajmërimi i Polonisë para zgjedhjeve në BE

    Reporteri
    04 Qershor 2024 | 11:48

    Votoni nëse nuk dëshironi të shkoni në luftë. Kjo është mundësia që kryeministri polak Donald Tusk është duke e prezantuar para zgjedhjeve evropiane këtë fundjavë. Ekipi i tij ka veçuar si tema sigurinë ose thënë më troç, kërcënimin nga agresioni rus, shkruan BBC.

    Teksa partitë me simpati për Rusinë pritet të kenë ngritje në pjesën qendrore të Evropës, Koalicioni Civil i Tuskut ka theksuar se BE-ja duhet të jetë stoike dhe e bashkuar para rrezikut nga Moska.

    Ai u ka bërë thirrje polakëve që të dalin të votojnë, për ta mbrojtur veten, përcjell gazeta online Reporteri.net.

    Mesazhi është i fuqishëm karshi shqetësimeve të vërteta të elektoratit në Poloni. Polakët janë të shqetësuar nga fqinja e tyre gjigante për shkak të historisë dhe gjeografisë. Polonia ka më shumë se 230 kilometra kufi me Kaliningradin dhe kufiri është me tela me gjemba dhe ruhet me kamera termale.

    Polonia ka ashpërsuar sigurinë që nga koha kur presidenti rus Vladimir Putin nisi pushtimin e plotë të Ukrainës para më shumë se dy vjetësh. Mirëpo në Evropën para zgjedhjeve, Tuska ka deklaruar se do të bënte edhe më.

    “Shield East” është projekt 1 miliardë euro për të forcuar kufirin e Polonisë. Tusk ka thënë se do të kishte mbikëqyrje të teknologjisë së lartë, madje edhe llogore. Kështu, sipas tij, do të dihej se ku është armiku dhe do ta mbanin larg kufijve të Polonisë.

    Është projekt i përbashkët me Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë, tri shtetet baltike që kanë arsyet e veta që të kenë kujdes nga Rusia.

    Në shtetet e vogla si Sllovakia dhe Hungaria, politikanët flasin për nevojën që të ketë “kompromis” me Moskën. Kjo përkthehet si koncesion nga Kievi.

    Mirëpo Polonia është e palëkundur karshi rrezikut nga Rusia e Putinit në rast se Ukraina humb luftën.

    Në Poloni, edhe gjeneratat më të reja po mësojnë si të ruajnë. Në një shkollë në periferi të Varshavës, fëmijët po mësojnë aftësitë e mbijetesës. Është pjesë e programit të ri nëpërmjet të cilit ushtarët mbajnë ligjërata nëpër shkolla.

    Fëmijët mësojnë se si të evakuohen.

    “Për shkak të luftës në Ukrainë edhe ne jemi në rrezik”, thotë 17-vjeçari Sebastiani.

    “Rusinë e kemi afër dhe mund të na sulmoj”, thotë Igor. “Duhet të mësojmë se si të mbrohemi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!