×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    “Zoti e bekoftë”, Trump lavdëron ushtrinë amerikane pas shpëtimit të pilotit

    Reporteri
    05 Prill 2026 | 16:04

    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lavdëruar ushtarët amerikanë pas shpëtimit të pilotit të F-15 nga “thellësia e maleve të Iranit”.

    “Ne kemi shpëtuar anëtarin/oficerin e ekuipazhit të F-15, të plagosur rëndë dhe vërtet të guximshëm, nga thellësia e maleve të Iranit”, shkroi Trump në Truth Social.

    “Ushtria iraniane po kërkonte me kujdes, në numër të madh, dhe po i afrohej. Ai është një kolonel shumë i respektuar. Ky lloj operacioni rrallë tentohet për shkak të rrezikut për “njerëzit dhe pajisjet”, vazhdoi ai.

    “Operacioni i dytë erdhi pas të parit ku ne shpëtuam pilotin në mes të ditës, gjithashtu e pazakontë, duke kaluar shtatë orë mbi Iranin”, shtoi Trump.

    Postimi i presidentit amerikan përfundon: “Një shfaqje e mrekullueshme trimërie dhe talenti nga të gjithë. Do të zhvilloj një konferencë për shtyp me ushtrinë në Zyrën Ovale, të hënën, në orën 13:00. Zoti i bekoftë luftëtarët tanë të mëdhenj”.

    Ndryshe, Trump më herët tha se “koloneli shumë i respektuar” po monitorohej vazhdimisht nga forcat amerikane përpara operacionit të shpëtimit, duke shtuar se ai “pësoi lëndime, por do të jetë mirë”.

    Sipas tij, nuk kishte viktima gjatë operacionit. /Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!