×
  • Lajme
  • Lajme

    Brenda një dite ndodhën tre raste të dhunës në familje

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 8:52

    Në Kosovë,  vetëm gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur tre raste të dhunës në familje, shkruan Reporteri.net


    Kjo u bë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë, ku raportohet së një grua në Prishtinë, vazhdimisht ka pasur dhunë psikike nga bashkëshorti, i cili edhe e ka dëbuar nga shtëpia bashkshorten e tij.

    “Viktima femër K-Shqiptare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K-Shqiptar rregullisht është duke i shkaktuar dhune psikike, duke e dëbuar nga shtëpia”.

    Sipas raportit të policisë i dyshuari është arrestuar por pas intervistimit  është liruar me procedurë të rregullt, shkruan Reporteri.net

    “Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër te prokurorit është liruar ne procedure të rregullt”.

    Po ashtu edhe në Ferizaj raportohet se dje është arrestuar një burrë që ka sulmuar bashkëshorten edhe disa anëtarë tjerë të familjes.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje ka kanosur bashkëshorten dhe anëtarët e tjerë te familjes. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”.

    Policia përmes raportit tregon se edhe në Rahovec është arrestuar një i dyshuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij por nuk raportohet për të lënduar.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-Shqiptare”.

    “Nuk raportohet për te lënduar. Me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!