×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT
    INSTANT

    Brenda takimit me Presidenten: Kurti dhe Peci propozuan 28 dhjetorin, Hamza e Abdixhiku preferuan datën 21 për zgjedhje

    Reporteri
    20 Nëntor 2025 | 12:00

    Presidentja Vjosa Osmani ka nxjerrë vendim për shpërndarjen e Kuvendit, teksa tani pritet të shpallet data e zgjedhjeve të reja. Vendimin e mori pas takimit që mbajti me liderët e partive.

    Siç merr vesh Gazeta Online Reporteri.net, gjatë takimit me Presidenten, kreu i VV’së, Albin Kurti dhe ai i partisë “Guxo”, Faton Peci, kanë propozuar si datë për mbajtjen e zgjedhjeve 28 dhjetorin.

    Kreu i PDK’së, Bedri Hamza, ai i LDK’së, Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK’së, Ramush Haradinaj, kanë anuar ka 21 dhjetori, merr vesh Reporteri.net me burime brenda partive politike.

    Ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka përmendur si datë 21 dhjetorin ose 11 janarin, teksa ka thënë se zgjedhjet s’mund mbahen më 4 janar apo 28 dhjetor, shkaku i festave të fundvitit. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!