Për marrëveshje të bazuar në kompromis lipsen dy palë, tha kryeministrja serbe, Ana Brnabiç duke folur për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, raporton gazeta online Reporteri.net.
Mungesën e “njërës palë” ajo e lidhi me Kosovën, duke e lidhur atë me mosformimin e Marrëveshjes për themelimin e Asociacioni të Komunave me shumicë serbe.
“Këtë prill që vjen, bëhen 10 vite nga Marrëveshja e Brukselit, nga e cila nuk është formuar Asociacioni”, tha Brnabiç, duke shtuar se pa formimin e saj “si mundet që Serbia të ec tutje?”.
Brnabiç u përgjigj edhe për frazimin “zgjidhje urgjente me Kosovën” që shfaqet ditë e më shumë në raportet evropiane, përcjell Reporteri.net.
“Në këtë kuptim, presioni do të rritet, sepse disa fakte ndërkombëtare duan që kjo çështje të zgjidhet, që të mos jetë e hapur, dhe që më të mos jetë në agjendë”./Reporteri.net/