Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës është caktuar të mbahet të enjten, më 14 tetor.
Këtë e ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, para mediave.
“Seanca e radhës e Kuvendit mbahet të enjten, pra më datë 14…”, ka deklaruar Nagavci.
Në rend dite janë përzgjedhja e dy anëtarëve të Bordit Ekzekutiv të BQK-së, formimi i komisioneve për përzgjedhjen e bordit të RTK-së dhe shqyrtimi në lexim të dytë i projektligjit për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.