Çfarë po porosisin konsumatorët përveç ushqimit? Raporti i Wolt zbulon si po ndryshojnë shprehitë e blerjes në mbarë botën
Raporti i parë i Wolt për tregtinë me pakicë zbulon si po ndryshojnë shprehitë e blerjes së konsumatorëve në nivel global dhe çfarë mundësish po krijojnë këto ndryshime për bizneset lokale.
Konsumatorët po e përdorin gjithnjë e më shumë aplikacionin ku porosisin drekën edhe për të blerë produkte ushqimore për familjet e tyre, produkte të kujdesit personal që u janë harxhuar, pajisje elektronike apo dhurata për të dashurit e tyre. Për shumë prej tyre, kjo është një zgjidhje praktike në ditët kur puna dhe angazhimet e tjera u lënë pak kohë për të shkuar në dyqan.
Blerjet nga dyqanet po bëhen pjesë e përditshmërisë
Wolt Retail Report 2026 tregon se si janë rritur këto blerje ndër vite. Që nga viti 2015, Wolt ka dorëzuar më shumë se 230 milionë porosi nga supermarketet dhe dyqanet e tjera. Më shumë se 2 milionë konsumatorë bëjnë blerje të tilla çdo muaj dhe këto blerje tashmë përbëjnë më shumë se një të katërtën e të gjitha shitjeve përmes platformës në nivel global.
Raporti ndërthur të dhënat e Wolt me hulumtime ndërkombëtare dhe përvoja nga bizneset partnere. Ai fokusohet në Evropë, ndërsa shifrat globale i paraqet veçmas. Shifrat nuk janë specifike për Kosovën.
Edhe porositë nga supermarketet po bëhen më të mëdha. Në vitin 2025, 48% e porosive nga supermarketet partnere përmbanin të paktën dhjetë artikuj. Gjithashtu, gjashtë në dhjetë konsumatorë që blenë në dyqane përmes Wolt bënë të paktën edhe një blerje përmes këtij shërbimi muajin pasues.
Lidhja e konsumatorëve me bizneset lokale
Lisandri Dragoj, përfaqësues i Wolt për Kosovë dhe Shqipëri: “Mes punës dhe angazhimeve të tjera, njerëzit jo gjithmonë kanë kohë të shkojnë në dyqan. Ndonjëherë preferojnë t’i bëjnë vetë blerjet, ndërsa herë të tjera, dorëzimi i porosisë në shtëpi mund t’u ndihmojë shumë. Duam që Wolt t’ua ofrojë këtë mundësi zgjedhjeje. Për ne në Kosovë, kjo është edhe një mundësi për t’i afruar konsumatorët me bizneset lokale. Një dyqan mund ta ketë pikërisht produktin që i duhet dikujt, por ai person mund të mos e dijë fare që dyqani ekziston. Përmes aplikacionit, mund ta gjejë dhe të porosisë më lehtë. Në këtë mënyrë, edhe biznesi ka mundësi të fitojë një klient të ri.”
Nga produktet e përditshme te dhuratat dhe pajisjet elektronike
Përveç produkteve ushqimore, pajisjet elektronike, produktet për kafshët shtëpiake dhe ato për shëndetin dhe bukurinë ishin ndër kategoritë me rritjen më të shpejtë në vitin 2025. Konsumatorët po i drejtohen aplikacionit edhe për të gjetur dhurata për të dashurit e tyre.
Në Ditën e Shën Valentinit në vitin 2025, shitjet e luleve në platformë arritën në 32-fishin e nivelit të zakonshëm. Mundësia për të porositur lule përmes Wolt ua lehtëson konsumatorëve dërgimin e një dhurate, ndërsa dyqaneve të luleve u ofron një mënyrë tjetër për t’u shërbyer klientëve në një nga ditët më të ngarkuara të vitit.
Më shumë mundësi për bizneset lokale dhe të pavarura të shitjes me pakicë
Krahas rritjes së blerjeve, është rritur edhe numri i dyqaneve në platformë. Në dhjetor të vitit 2025, Wolt kishte më shumë se 40,000 pika aktive të shitjes me pakicë, 57% e të cilave ishin biznese lokale dhe të pavarura.
Duke bashkuar më shumë dyqane dhe produkte në një aplikacion, Wolt synon t’i bëjë blerjet e përditshme po aq të thjeshta sa porositja e një vakti. Për konsumatorët, kjo do të thotë më pak kohë për blerje dhe më shumë kohë për veten dhe familjet e tyre. Për bizneset lokale, do të thotë më shumë mundësi për të rritur shitjet dhe për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata me klientët.
Raporti i plotë, metodologjia dhe burimet janë të disponueshme në retailreport.wolt.com.