Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka kujtuar kohërat e vështira të luftës në Kosovë dhe ka bërë një postim emocional për nënën e saj.
Çitaku ka thënë se kurrë nuk do ta harrojë dhimbjen, frikën dhe pafuqinë që kishte parë në sytë e nënës së saj gjatë kohës së luftës.
“Sikur të kisha mundur të kthehem në kohë, në momentin kur unë dhe motrat e mia u ndamë nga prindërit dhe t’i tregoja nënë sime se gjithçka do të jetë në rregull”.
“Për aq kohë sa të kam jetë, unë nuk do ta harroj dhimbjen, frikën dhe pafuqinë në sytë e nënës”.
“Sikur të mund të kthehesha në atë moment dhe ta përqafoja e t’i thosha asaj se gjithçka do të bëhet mirë. Ne do të kthemi në shtëpi. Ne do të ribashkohemi sërish”.
“Do t’i kisha thënë se pas 20 vjetësh, vajza juaj do të jetë ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara dhe do të organizojë një darkë në Washington për t’i nderuar njerëzit që shpëtuan jetët tona”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.