Pas dështimit të 31-të radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, bllokadën parlamentare e ka cilësuar atë si një shfaqje të papërgjegjshmërisë së thellë.
“Fatkeqësisht mungon definicioni në gjuhën shqipe për të përshkruar absurditetin e situatës në të cilën ndodhemi. Kemi pa tash e disa muaj një shpërfaqje të shkallës së lartë të papërgjegjësisë dhe mungesës së ndjeshmërisë në raport me qytetarin”, u shpreh Çitaku.
Në Kuvendin e Kosovës sot ka dështuar edhe përpjekja e 31-të për konstitutuim. As sot, Lëvizja Vetëvendosje nuk i kishte numrat, madje ra në 47 vota. Në sallë ishin 87 deputetë.
VV ka vazhduar me përpjekjen për ta ndryshuar formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, në votim të fshehtë, por që nuk ka marrë mbështetje.