×
  • Lajme
  • Lajme

    Cramon: Shtyrja dhjetë mujore për ndërrimin e targave do të zbuste gjendjen, por edhe qeveria kosovare ka të drejtë

    Reporteri
    24 Tetor 2022 | 11:05
    Eurodeputetja, Viola von Cramon

    E balancuar në mirëkuptim ka provuar të jetë Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, mbi çështjen e (mos)shtyrjes së afatit kohor për konvertimin e targave ilegale serbe në RKS më 31 tetor, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Ndonëse e mendoi si të arsyeshme kërkesën amerikane dhe evropiane që afati të shtyhet për një periudhë dhjetë-mujore, ajo tha se i arsyeton edhe qëndrimet e institucioneve kosovare.

    “Ka argumente të mira për të shtyrë vendimin”, u shpreh Cramon në një konferencë për media, por shtoi se “e mirëkuptoj edhe vlerësimin e qeverisë kosovare që kjo çështje s’mund të shtyhet indefinitivisht”.

    “Kërrkush nuk është i interesuar për asnjë lloj provokimi apo agresioni. Edhe nëse afati i fundit është 31 tetorit. Duhet gradualisht të hyjmë në këtë fazë, si dhe duhet menduar kreativisht se si të zabtohet rregulli i ri, çfarë paralajmërimesh bëhen, çfarë gjobash jepen atyre që nuk i ndërrojnë targat, e di këtë”.

    Cramon tha se kërkesa e zv/ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Gabriel Escobar, dhe diplomatit sllovak, Miroslav Lajçak, është kërkesë e cila synon “zbutjen e gjendjes”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!