Kryeparlamentari Dimal Basha ka harruar mikrofonin ndezur gjatë kohës kur i ra shorti për nënkryetar deputetit Bransilav Nikoliq.
Pas dështimit të Nikoliq që t’i marr votat e nevojshme për t’u zgjedhur Nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, Basha u dëgjua duke thënë “Dmth Bransilavi qitu tash djeget”, shkruan Reporteri.net.
Aludimi i tij u lidh me faktin që një emër mund të hidhet në votim veç tre herë, por edhe këtu Basha ishte gabim, meqë Nikoliq u hodh në votim sërish./Reporteri.net