×
  • Lajme
  • Lajme

    Daçiç për çështjen e targave: Kurti s’e vazhdon afatin sepse e di që s’vuan pasoja, Serbia po

    Reporteri
    28 Tetor 2022 | 14:01

    “Mos na detyroni ta mbrojmë veten dhe ne s’e sulmojmë askënd”, ka thënë ministri serb i jashtëm, Ivica Daçiç, në një intervistë në Tv Pink, duke folur për çështjen e skadimit të afatit për riregjistrimin e targave në RKS, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Daçiç në linjë me narracionin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, tha se “nuk do të lejojmë pogrom” duke e përdorur si referencë vitin 2004, përkatësisht Trazirat e Marsit.

    Përveç kësaj, Daçiç vlerëson se kryeministri kosovar s’bartë asnjë pasojë nëse nuk përfill kërkesën e QUINT’it për shtyrje të afatit për dhjetë muaj.

    “Mesazhi ynë është se do të bëjmë gjithçka për paqe, por sigurisht se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur serbët – por cilat janë pasojat? Cila janë pasojat për Kurtin dhe Prishtinën nëse nuk pajtohen për shtyrjen e afatit për riregjstrimim? Kurti e di që nuk do të vuajë pasoja, ndryshe nga Serbia, e cila kërcënohet me ‘rrahje’”, ka thënë Daçiç, përcjell Reporteri.net.

    Kryediplomati serb u shpreh se për Serbinë “është e domosdoshme” që të merr pjesë në dialog dhe të mos provokojë situata, “të cilat do t’i jepnin mundësinë dikujt të thotë se Serbia është faktor disruptiv”.

    Pyetur rreth marrëdhënieve serbo-ruse, Daçiç u shpreh se Serbia do të mbrojë interesat e saj kombëtare.

    Ivica Daçiç në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit ka udhëhequr fushatën kryesisht në tri zotime: “Kurrë në NATO, kurrë sanksione ndaj Rusisë dhe kurrë njohjen e pavarësisë së Kosovës”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!