Pas vendeve afrikane, Vuçiq tashmë po u kushton kujdes vendeve të Amerikë Latine. Marrë para sysh se në mesin e tyre ka shumë vende që s’e kanë njohur pavarësinë Kosovës.
Ai ka theksuar se ka pasur biseda shumë të mira me zyrtarë argjentinas dhe se “Argjentina është dhe do të mbetet mike dhe përkrahëse e Serbisë”.
“Mendoj se me këto vende duhet të kemi biseda serioze dhe atyre t’ua shpjegojmë gjithë situatën. Na është thënë qartë se kanë pasur rrezikon nga SHBA-ja, Gjermania e vende të tjera. Duke pasur para sysh marrëdhëniet tona tradicionale, mendoj se ato nuk do ta ndryshojnë qëndrimin”, ka përfunduar Daçiq. Daçiq nuk po heq dorë nga politika e tij denigruese anti-pavarësi të Kosovës dhe po vazhdon lobimin e tij zyrtar për tërheqje të njohjeve.
Ky lobim dhe kjo politikë e tij po shikohet në heshtje nga Bashkimi Europian dhe nga Frederica Mogherini.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.