Deficiti tregtar në Shtetet e Bashkuara ka rënë për gati 15 për qind në muajin janar, në krahasim me muajin dhjetor, kryesisht për shkak të uljes së importeve nga Kina, ka thënë Departamenti amerikan i Tregtisë.
Kjo rënie ka përmbysur pjesën më të madhe të zgjerimit në aspektin tregtar, të raportuar në muajin e fundit të vitit 2018.
Importet amerikane kanë rënë për 2.6 për qind apo 258.5 miliardë dollarë, derisa eksportet janë rritur në më pak se 1 për qind apo 207.3 miliardë, duke shënuar deficit prej 51.1 miliardë dollarëve për një muaj, raporton Reuters.
Analistët kanë thënë të kenë pritur një ulje më të vogël të deficitit tregtar.
Në muajin janar, deficiti tregtar është raportuar të ketë qenë 3.7 për qind më i ulët se një vit më parë, në po të njëjtën periudhë.
Prandaj, tarifat amerikane, përveç ndikimit që mund të kenë në tregti me Kinën, apo mund të reflektohen edhe në ngadalësimin e rritjes ekonmike në Shtetet e Bashkuara dhe ekonomi tjera globale, trasnmeton Rel.
Megjithatë, në shërbime, ku Shtetet e Bashkuara kanë fuqi dominuese, eksportet kanë shënuar rritje rekorde, përkatësisht 70 miliardë dollarë, është thënë në raport.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.