×
  • Lajme
  • Lajme

    Deklarata e çuditshme e shkrimtarit serb: Zoti jeton në Kosovë, aty e ka shtëpinë

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 12:51

    Shkrimtari dhe muzikanti serb, Nele Karajliq ka bërë disa deklarata të çuditshme. Ai ka thënë se Zoti jeton në Kosovë dhe se Kosova është shtëpia e tij, transmeton Reporteri.net.


    “Kosova është vendi ku Perëndia jeton personalisht, atje e ka adresën”, kështu është shprehur muzikanti dhe shkrimtari serb Nele Karajliq.

    “Si tjetër ta shpjegojmë fenomenin se në një hapësirë ​​kaq të vogël ka kaq shumë kisha dhe manastire. Dhe si ta shpjegojmë se këto kisha dhe manastire po shkatërrohen vazhdimisht dhe po bien, por ato vazhdimisht rinovohen dhe ringjallen”, është shprehur ai.

    Karajliq tutje ka shtuar se çështja e Kosovës mund të shihet më shumë në mënyrë metafizike sesa racionale.

    Ai tutje është shprehur se gatishmëria e Serbisë për kompromis sot i befason edhe ata që bombarduan Serbinë 20 vjet më parë. Për shkak të këtij fakti ai thotë se Serbia duhet të pyesë veten nëse është për njohjen e Kosovës apo jo./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!