Kryetari i PDK-së, Memli Kransiqi ka thënë se e sheh si pozitive deklaratën e Presidentit të ShBA-së, Donald Trump ku kishte deklaruar në “Truth Sociale” se do ta rregullonte sërish çështjen mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Reporteri.net.

Krasniqi tha se para se të mendojmë për pozicionin e ShBA-së duhet të shohim ku ndodhet Kosova sot, si dhe bllokadën që sipas tij po e shkakton Albin Kurti.

“E shoh pozitivisht faktin që Trump e përmend edhe Kosovën dhe e sheh si një nga temat të cilat ai do të merret gjatë mandatit të tij, por para se të mendojmë për pozicionin e ShBA-së neve na takon të mendojmë ku është Kosova sot, dhe bllokada që po vazhdon për shkak të kryeneçësisë të Kurtit”.

Reklamë

“Se nëse në një moment ka një kërkesë nga ShBA-ja për të pasur një qasje më proaktive ne raport me marrëveshjen potenciale mes Kosovës dhe Serbisë, e ne nëse si kemi institucionet e konsoliduara, kjo gjithsesi e dëmton pozicionin e Kosovës”, tha Krasniqi.

/Reporteri.net/

Trump: Do ta zgjidhi sërish çështjen mes Kosovës dhe Serbisë