×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti Fitim Uka: Nuk jam larguar nga Vetëvendosje, kam dhënë dorëheqje nga Komisioni për Arsim

    Reporteri
    20 Janar 2022 | 16:26

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Uka, ka dhënë përmes Facebook-ut një sqarim lidhur me dorëheqjen e tij nga Komisioni për Arsim, shkruan Reporteri.net.

    Këtë dorëheqje, ai thotë ta ketë bërë pas pakënaqësive që kishte me veten, por, nuk ka dhënë dorëheqje nga partia.

    “Ndërkaq, nuk është e vërtetë që jam larguar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe as që e kam ndërmend të bëjë diçka të tillë. Brenda apo jashtë Kuvendit unë do të jem në mbështetje të parimeve dhe vlerave të mirëfillta të Lëvizjes Vetëvendosje. Angazhimin tim për edukimin e hershëm si bazament për ndryshim, arsimin cilësor, përfshirjen e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, hulumtimin shkencor dhe për shumë tema të tjera do t’i realizoj në Kuvendin e Kosovës edhe për një kohë, si deputet i Lëvizjes Vetëvendosje”, u shpreh ai ndër tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!