×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i AAK-së e thotë edhe këtë: Në Kosovë më mirë se në Gjermani

    Reporteri
    19 Mars 2019 | 23:03

    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka kritikuar qytetarët që po i lënë vendet e tyre të punës në Kosovë për të punuar në perëndim. Sipas tij në shtetet perëndimore “nuk është më mirë sesa në Kosovë”.

    “Edhe ky që e lë vendin e punës në Kosovë e ik, ky nashta ka të drejtë sepse unë e kupoj njerëzit ngajnë për një jetë më të mirë. Por nuk është jashtë më mirë se ktu – unë e di me çfarë përballen”, ka thënë Berisha, për Express.

    Ai ka deklaruar se vëllezërit e tij që jetojnë në Gjermani bëjnë jetë të mundimshme shkaku i vështirësive në punë.

    “Unë i kam dy vëllezërit në Gjermani, punojnë prej mas luftës. Vallai kurrë, nuk mundet as me u la. Flejnë me tesha, kur çohet nesër nsabah, i bën 300 kilometra, kah 1 javë ditë nuk lahen”, ka thënë ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!