×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së jep detaje të reja për policin që vrau punonjësin e kazinos në Suharekë

    Reporteri
    28 Mars 2019 | 18:02

    Deputeti Nait Hasani në seancën e jashtëzakonshme të thirrur për projektligjin që ndalon lojërat e fatit për 10 vjet ka folur për rastin e vrasjes javën e kaluar në një kazino të Suharekës, raporton Reporteri.net.


    Hasani, thotë se polici që e vrau punonjësin e kazinos në Suharekë, më parë ka qenë i dënuar për shfrytëzim seksual, dhe Policia sërish e ka rikthyer në punë.

    “Polici në fjalë ka qenë i akuzuar dhe 7 muaj ka qenë në burg për dhunim seksual. Ai u lirua si i pafajshëm. Policia e Kosovës prap e pranoi në punë dhe ia besoi armën”, ka thënë Hasani në Kuvend.

    Po ashtu, Hasani thotë të jetë informuar se polici që kreu vrasjen ka qenë më parë duke u trajtuar në spitalin neuropsikiatrit.

    “Polici në fjalë ka ra nga kati i dytë, ka pësuar traumë, ka qenë në spital neuropsikitatrik dhe pas saj prap është pranuar polic dhe i është besuar arma për siguri”, ka deklaruar Hasani. /Reporeteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!