×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Para seancës

    Deputeti i VV-së: PDK e LDK të ndërrojnë kandidatët për nënkryetar

    Reporteri
    11 Shtator 2026 | 10:32

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka thënë sot se pret vullnet dhe gatishmëri nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës për të ndryshuar propozimet e tyrë për nënkryetar të Kuvendit.

    PDK ka propozuar Vlora Çitakun, ndërkaq LDK, Kujtim Shalën për pozitën numër dy në parlament.

    LVV-ja në seancën e para dy ditësh doli me qëndrimin se nuk ka votë për këta dy kandidatë, meqë sipas kësaj partie, të njëjtit janë deklarua kundër një marrëveshje për çështjen e presidentit.

    Abrashi duke hyrë në objektin e Kuvendit për vazhdimin e seancës konstituive, të premten, tha se pret që edhe propozimi i Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit të jetë në frymën kushtetuese.

    Zgjedhja e nënkryetarëve, ky është qëndrimi i fundit i LVV-së

    “Ndoshta kanë gjetë pak vullnet për me bërë zgjidhje kësaj krize. Të shohim…Ne e kemi dhënë qëndrimin sa i përket deklaratës së Smiqit dhe besoj nuk e përsërit të njëjtën. Ta shohim”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!