Deputetja e PDK-së, Sala Jashari, ka reaguar pas raportimeve se presidentja e re ka emëruar disa militantë të VV-së në kabinetin e saj.
Duke mos përmendur rastet konkrete, ajo ka bërë me dije se PDK-ja ka besuar dhe vazhdojmë të beson në integritetin e presidentes.Reklamë
Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se Shiroka-Pula është një grua me përvojë dhe përkushtim të dëshmuar ndër vite.
“Ajo është një grua me përvojë dhe përkushtim të dëshmuar ndër vite. Ka qenë pjesë e PDK-së si deputete dhe ministre, por vlerësimi ynë nuk u mbështet vetëm në përkatësinë e saj politike. Mbi të gjitha, kemi besuar dhe vazhdojmë të besojmë në integritetin e saj, në vlerat e saj personale dhe në aftësinë për ta përfaqësuar vendin me dinjitet. Besoj se figura e saj përfaqëson një mundësi të mirë për Kosovën. Sepse në momente vendimtare, shteti duhet të jetë mbi interesat partiake”, ka thënë ajo.