Mbledhja e Komisionit për Buxhet ka dështuar të mbahet në mungesë kuorumi, ndonëse në rend dite ishte shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Në sallë, përveç pesë deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, ishin të pranishëm edhe Mërgim Lushtaku i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Teuta Haxhiu e Aleancës.

Lushtaku kundërshtoi që projektligji të prezantohej nga zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani.

Reklamë

Deputetët e Vetëvendosjes kërkuan që mbledhja të vazhdonte, por Lushtaku dhe Haxhiu u larguan nga salla, duke bërë që komisioni të mbetej pa kuorum.

Ndërkaq, Haxhiu kritikoi mënyrën e hartimit dhe miratimit të ligjeve.