Mediat gjermane kanë dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin që ndodhi të enjten në mëngjes, në Bavari të Gjermanisë, ku mbet i vdekur një shqiptar.


Policia ka raportuar se makina në të cilën ndodhej shqiptari që ndërroi jetë, u përpoq t’i shmangej një aksidenti me një makinë tjetër dhe u përplas me një gardh druri që ishte skaj rrugës, shkruan rp.online, transmeton Reporteri.net.

Reklamë

Sipas policisë, një pjesë prej druri kishte goditur xhamin e përparmë dhe kjo ka shkaktuar vdekjen e  shoferit. Tre pasagjerët e tjerë që ishin në makinë shpëtuan pa lëndime.

Shqiptari që humbi jetën në këtë aksident ishte Shkodran Neza nga fshati Skivjan i Gjakovës./Reporteri.net