×
  • Lajme
  • Lajme

    Detajet e fundit rreth zjarrit të madh në Gjakovë, lëndohet zjarrëfikësi

    Reporteri
    10 Mars 2019 | 17:29

    Nga zjarri i madh që përfshiu objektin gjigant të “Viva Fresh” në Gjakovë ka mbetur i lënduar një zjarrfikës -gjatë përpjekjeve për ta lokalizuar zjarrin, raporton Gazeta Express.


    Po ashtu dëmet materiale janë të konsiderueshme, ka konfirmuar policia
    Pasi policia ka marrë këtë informacion janë evakuuar të gjithë personat që kanë qenë të rrezikuar nga zjarri. Ndërsa me lokalizim të zjarrit janë marrë zjarrfikësit, prej ekipit të tyre lënime ka marrë një nga ta.

    Të gjitha njësitë relavante po vazhdojnë të qëndrojnë në vendin e ngjarjes, tha policia për Gazetën Express.

    “Me datë 10.03.2019 në ora 15:45 stacioni policor në Gjakovë ka marr informacion se objekti i qendrës tregtare ,, Viva fresh store” që gjendet në qendër të qytetit të Gjakovës ishte përfshirë nga zjarri. Të gjitha njësitë relevante kanë dal në vendin e ngjarjes. Janë evakuar të gjithë personat që ishin brenda objektit. Policia ka kërkuar ndihmë edhe nga komunat tjera. Dëmet janë të konsiderueshme ndërsa të lënduar nuk ka përveç një zjarrfikësi. Të gjitha njësitë vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes”, tha më tej Lirije Podrimaj nga zyra për informim në policinë rajonale të Gjakovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!