×
  • Lajme
  • Lajme

    Deutsche Welle kërkon falje për artikullin skandaloz të redaksisë në gjuhën serbe

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 18:30

    Deutsche Welle në faqen në gjuhën serbe të portalit të saj, në 20 vjetorin e sulmeve të NATO-s mbi forcat serbe ka publikuar një prezantim rreth reagimit të atëhershëm të mediave perëndimore lidhur me bombardimet. Në këtë tekst ato dhe sidomos mediat gjermane i ka cilësuar si nxitëse të luftës.

    Dy ditë pas këtij publikimi, redaksia qendrore e Deutsche Welle-s ka kërkuar falje para publikut dhe autorëve të apostrofuar, duke bërë një analizë të thellë të tekstit të botuar në gjuhën serbe, shkruan albinfo.ch. “Autori nuk i ka respektuar kriteret profesionale gazetareske të DW. Për këtë arsye kërkojmë falje”, thuhet në hyrje të artikullit.

    “Sikurse mbititulli i artikullit, ashtu edhe vendosja në hyrje të tij e referimit për pjesëmarrjen gjermane si pjesë e kontingjentit të NATO-s, duke bërë me këtë rast një paralele me Luftën e Dytë Botërore, është i papërshtatshëm. Më tutje, dida gazetarëve të mediave gjermane u mvishet në mënyrë indirekte se ata në raportimet e tyre të asaj kohe e kanë “dëshiruar” ndërhyrjen ushtarake. Por, reporterët dhe komentatorët e mediave të cituara, sipas vlerësimit tonë e kanë pasqyruar në mënyrë korrekte dilemën në të cilën politikanët e Aleancës Perëndimore gjendeshin atëbotë”, thuhet më tutje në kërkimfaljen e DW-së.

    “Artikulli ndërkohë është ndryshuar. Për DW, kultura e bërjes transparente të gabimeve është e rëndësishme , prandaj ne, tekstin në gjuhën serbe e kemi përkthyer në gjermanishte dhe në pikat kritike i kemi vendosur komentet brenda kllapave”, thuhet në hyrje të artikullit që kap disa faqe dhe i cili në mënyrë shumë të zgjeruar merret me dështimin profesional që teksti i gazetarit të redaksisë në gjuhën serbe i ka shkaktuar shtëpisë së madhe mediale, Deutsche Welle.

    Të kujtojmë se në shënjestër të tekstit të apostrofuar si skandaloz në gjuhën serbe janë një numër i madh i gazetarëve, reporterëve dhe analistëve e komentatorëve gjermanë e zviceranë nga më të njohurit që janë marrë dhe merren me Ballkanin, si: Norbert Mappes-Niedeck, Mathias Rüb, Cyril Steiger, Stephan Israel.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!