×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjet mali afër Manastirit të Deçanit, intervenon KFOR-i

    Reporteri
    23 Mars 2019 | 16:30

    Mbrëmë një mal në afërsi të Manastirit të Deçanit është përfshirë nga zjarri, për çka është dashur intervenimi i trupave të KFOR-it për ta shuar atë.

    Faqja zyrtare e KFOR-it në një postim në Facebook ka bërë të ditur se me disa kamionë dhe helikopterë me ujë, të mbështetur nga Zjarrfikësit dhe Policia e Kosovës kanë arritur ta shuajnë zjarrin, transmeton Reporteri.net.

    KFOR thekson se zjarri nuk ka prekur asnjë zonë banimi dhe nuk ka paraqitur rrezik për të tjerët në afërsi.

    “KFOR mbetet vigjilent për të ofruar ndihmë kur është e nevojshme. KFOR është gjithmonë i gatshëm të mbrojë të gjithë njerëzit në Kosovë”, thuhet në postimin e publikuar në Facebook, ku janë bashkangjitur edhe pamje gjatë intervenimit.




    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!