×
  • Lajme
  • Lajme

    Digjet stalla me gjithë bagëti në Vushtrri

    Reporteri
    28 Prill 2019 | 11:38

    Katër krerë bagëti janë djegur pasi një stallë u përfshi nga zjarri në fshatin Dumnicë e Mesme në Vushtrri.


    Është raportuar se nga zjarri ishte përfshirë stalla në fshatin Dumnicë e Mesme, ku si pasojë e zjarrit ishte djegë stalla, disa pajisje bujqësore dhe katër krerë bagëti.

    “Është raportuar se nga zjarri ishte përfshirë stalla pronë e ankuesit mashkull /K/Shqiptar. Si pasojë e zjarrit ishte djegë stalla, disa pajisje bujqësore dhe katër krerë bagëti. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin dhe punëtorët e KEDS-it. Rasti është duke u hetuar”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!