×
  • Lajme
  • Lajme

    Dimtris Avramopulos: Kosovarët e meritojnë liberalizimin

    Reporteri
    27 Mars 2019 | 21:29

    Në Parlamentin Evropian u diskutua sonte për procesin e liberalizimit të vizave. Me këtë rast, Komisioneri për Migrim, Dimitris Avramopoulos ka deklaruar se Kosova meriton të ketë liberalizimin e vizave.

    “Më vjen mirë që Parlamenti Evropian po e njeh rëndësinë e lëvizjes së lirë për Kosovën.Kjo nuk ka të bëjë vetëm me të qenit të drejtë (fer), por edhe me pranimin e përpjekjeve të tyre. Ka të bëjë me stabilitetin dhe sigurinë në gjithë rajonin. I gjithë rajoni duhet të ketë perspektivë evropiane”, ka deklaruar Avramopoulos, transmeton Indeksonline.

    Duhet përkujtuar që kosovarët vazhdojnë të jenë të izoluar sa i përket lëvizjes së lirë pa viza në zonën Schengen, e kjo gjë shpesh ka nxitur mos-besim edhe në institucionet kosovare dhe ato të huaja.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!