Arbër Behluli, djali i këngëtares Shkurte Fejza, është punësuar në Zyrën e kryeministrit Ramush Haradinaj.
Publikimi i vendimit për punësimin e tij, Zyrtar i lartë për planifikim të politikave në Zyrën e kryeministrit, është bërë më 18 mars.
Por, Fidan Ukaj që ka aplikuar për këtë pozitë, thotë se djali i Shkurte Fejzës, Arbëri, u pranua pasi zyrtarë të Qeverisë ia kishin premtuar atij vendin e punës, duke thënë se i është bërë padrejtësi.
Ai ka bërë ankesë në Zyrën e kryeministrit, sepse thotë se Arbër Behluli u punësua bazuar në ndikime politike, raporton ktv.
Familja Behluli mohon se përdori ndonjë formë ndikimi për të punësuar djalin.
E, kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk është në dijeni për këtë punësim.
Konkursi për pozitën – zyrtar i lartë për planifikim të politikave – ishte shpallur më 18 janar të këtij viti nga Zyra e kryeministrit të Kosovës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.