Djemtë e një zëvendësministri kosovar rrahen me komshinjët

Dy fëmijët e zëvendësministrit të Pushtetit Lokal në Qeverinë Haradinaj, Bajram Krasniqi, gjatë natës së mbrëmshme janë rrahur me fqinjët e tyre.

Dy djemtë e zëvendësministrit Krasniqi janë përfshirë në një përleshje me dy fqinjë të tyre, derisa nga kjo përleshje ka edhe të lënduar.

Rasti ka ndodhur natën e mbrëmshme rreth orës 23:25 në Fushë Kosovë.

I kontaktuar nga kallxo.com, zëvendësministri Krasniqi ka deklaruar se ai nuk është i përfshirë në rrahje, por dy fëmijët e tij të cilët janë të moshës së mitur.

“Nuk jam përfshirë në rrahje por ka pasur një fjalosje mes fëmijëve të mi me disa fqinjë. Në polici kam qenë si prind i dy fëmijëve, pasi që janë të moshës së mitur”, ka deklaruar zëvendësministri Bashkim Krasniqi.