Anëtari serb i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës dhe lideri nacionalist i “Republika Srpska”-s (RS), Milorad Dodik, tha se do të këmbëngulë që RS të këtë ministrin e saj të jashtëm në Këshillin e Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, raportoi N1, përcjell Reporteri.

“Do të avokojmë për këtë në periudhën në vijim”, tha ai, derisa shtoi se “është fakt se Bosnje-Hercegovina nuk ka politikë të jashtme, dhe se kjo u pa në çështjen e vendosjes së sanksionev kundër Rusisë kur kryediplomatja Bisera Turkoviç shprehu pikëpamjet e saj”.

Dodik kundërshton vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, si dhe fajëson perëndimin për konfliktin në Ukrainë, kështu duke qëndruar në linja të narracionit të Kremlinit.

Reklamë

Kur bëhet fjalë për formimin e një mbledhjeje të re të Këshillit të Ministrave, Dodik beson se “është e mundur që boshnjakët të bashkohen në Sarajevë dhe të formojnë një Këshill të Ministrave në bashkëpunim me partitë opozitare nga RS, i cili do të vendoste BeH në një pozitë shumë të pakëndshme, nëse qeveria formohet pa përfaqësues legjitimë të kroatëve dhe serbëve”.

Ai thotë se posti i kryetarit është i kroatëve dhe se ka një marrëveshje parimore me liderin e HDZ-së të BeH-së, Dragan Çoviç.

“Ne nuk duam asgjë në dëm të boshnjakëve, por nëse ata duan të bien dakord me ne se çfarë është Bosnja dhe Hercegovina dhe kush është i gatshëm të negociojë, dhe jo të përhapim idealizëm, atëherë ne do të shkojmë për këtë do të ketë një strukturë që ka dështuar, kështu që do të shohim se sa do të zgjasë”, tha Dodik, përcjellë N1.

Ai përsëriti se “në Bosnjë dhe Hercegovinë nevojitet një marrëveshje dhe jo që të huajt të imponojnë zgjidhje”./Reporteri.net/