Partia e Socialdemokratëve të Pavarur (SNSD) nuk pranon përsëritjen e zgjedhjeve në ‘Republika Srpska’, ka thënë kryetari i kësaj partie dhe lideri nacionalist serb, Milorad Dodik, raporton gazeta online Reporteri.net.

Përsëritjen e zgjedhjeve ngaqë rezultati për President/e të ‘Republika Srpska’-s është kontestuar, Dodik e ka quajtur “kolaps dhe veprim të paligjshëm” të Komisionit Qendror Zgjedhor të Bosnje-Hercegovinës.

Në një konferencë për shtyp pas një seance të mbajtur të kësaj partie, Dodik tha se zgjedhjet e përgjithshme të 2 tetorit ishin legjitime dhe ligjore.

Reklamë

Kontestimin e këtyre rezultateve, Dodik e quanti “manipulim”, që sipas tij, “përmes vendimeve të paligjshme, synohet të krijohet një shtet tjetër”.

Madje ai bëri lidhje me partive opozitare me KQZ-në e BeH-së.

“Repbulika Srpska duhet të kuptojë se kjo është pika e fundit në luftën për stabilitet”, ka thënë Milorad Dodik, raportoi televizioni publik i entitetit serb të BeH-së.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnje-Hercegovinës ka urdhëruar të hënën hapjen e kutive të votimit në Sarajevë për të rinumëruar votat për Republikën Sërpska, për nivelin e presidentit dhe atë të nënpresidentit.

Gjashtë anëtarë të Komisionit kanë votuar në të mirë të vendimit dhe vetëm një ka qenë kundër.

Reklamë

“Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bosnje ka shqyrtuar disa ankesa dhe ka pasur qasje në të dhëna dhe video-materiale. Procesi zgjedhor është aq i kontaminuar saqë nuk është e mundshme që të vërtetohet rezultati i saktë”, ka thënë presidenti i këtij Komisioni, Suad Arnautoviç./Reporteri.net/

Rinumërim i votave në Bosnje për pozitën e presidentit të Republikës Sërpska

 

Reklamë