Në vazhdën e aktiviteteve për luftimin e kontrabandës, gjatë javës së kaluar zyrtarët doganor kanë ndërmarr një mori aktivitetesh në të gjithë territorin e Kosovës.
Dogana ka rritur numrin e kontrolleve fizike ndaj automjeteve, mallrave dhe personave.
“Gjatë kësaj kohe janë ushtruar 507 aktivitete në tërësi duke filluar nga kontrollimet si dhe deri tek patrullimet. Rritja e kontrolleve dhe patrullimeve ka rezultuar me 18 kundërvajtje si të personave fizik po ashtu edhe të subjekteve juridike”, thuhet në një njoftim të Doganës së Kosovës.
—
Këto aktivitete kanë rezultuar me zbulimin e 18 rasteve mallrave të dyshimta kontrabandë, kryesisht pije alkoolike dhe jo-alkoolike, ushqime të gatshme dhe teknikë të ndryshme, vlera e të cilave është 25 mijë euro. Gjithashtu siç e parashohin dispozitat relevante ligjore, është aplikuar masa e sekuestrimit të automjeteve transportuese në sasi prej 2 copë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.