×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Dogana sekuestron Ferrarin në vlerë afër 250 mijë euro

    Reporteri
    04 Korrik 2024 | 18:10

    Dogana e Kosovës ka sekuestruar një Ferrari që kap vlerën e gati 250 mijë eurove, raporton gazeta online Reporteri.net.

    Oficerët doganorë pas ndalimit të automjetit kanë kuptuar se personi që ishte në posedim të automjetit është banor i Kosovës, i cili ka vepruar në kundërshtim të normave të Kodit Doganor dhe Akcizave që rregullojnë administrimin e automjeteve të regjistruara jashtë vendit.

    Si rezultat, oficerët sekuestruan automjetin për të nisur procedurat relevante administrative kundër poseduesit.

    Automjeti i sekuestruar është Ferrari 499 GTB, me vlerë të tregut të vlerësuar rreth 250,000 euro.

    “Sipas dispozitave ligjore, automjetet e regjistruara jashtë vendit me targa të rregullta lejohen në Kosovë vetëm nëse përdoren nga pronarët e tyre të ligjshëm gjatë qëndrimeve të përkohshme. Qytetarët e Kosovës nuk kanë të drejtë të posedojnë ose të përdorin automjete të regjistruara jashtë vendit në këto rrethana”, thuhej në njoftimin e Doganës.

    “Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është e përkushtuar të zbatojë këto dispozita ligjore për të parandaluar evazionin fiskal dhe për të siguruar përputhshmërinë me ligjin. Me këtë ftojmë të gjithë qytetarët që t’i përmbahen detyrimeve ligjore për mos posedim të automjeteve pa paguar detyrimet doganore”, thuhej në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!