×
  • Lajme
  • Lajme

    Dorëzimi i presidentit para opozitës: Këta do jenë dy anëtarët e LDK-së dhe VV-së në KQZ

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 17:40

    Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës, ka njoftuar se të enjten do të emërohen anëtarët e rinjë të KQZ-së, kjo pas reagimit të Ambasadës amerikane që të zhbllokohet ky institucion.


    Thaçi përfundimisht është dorëzuar para dy partive të mëdha opozitare, LDK-së dhe VV-së, pasi do t’i emërojë nga dy anëtarë të këtyre partive në KQZ e jo nga një siç synonte.

    Anëtari i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi përmes një postimi të shkurtë në Facebook ka njoftuar se kjo parti do ketë dy anëtarë në KQZ.

    Rrustemi ka bërë të ditur se do jetë ai dhe Nazlie Bala.“KQZ team…VV”, ka shkruar ai në Facebook, ndërsa ka postuar një foto së bashku me bashkëpartiaken Nazlie Bala, raporton Reporteri.net.

    Ftesë për dy anëtarë në KQZ ka marrë dhe LDK-ja. Kjo është konfiurmuar për mediat nga Sami Hamiti, i cili tha se bashkë me Florian Dushin do të përfaqësojnë këtë parti në KQZ.

    Me këtë vendim jashtë KQZ-së mbeten Nisma dhe PSD, ndërsa PDK dhe AAK kanë marrë ftesë për nga një anëtar.Ky vendim i presidentit nuk i ka pëlqyer themeluesi të NISMA-s, Jakup Krasniqi i cili përmes një postimi në Facebook ka thënë se Kushtetua e thotë qartë si bëhet emërimi i anëtarëve të KQZ-së, ndërsa ka shtuar se “paqartësia është vetëm në kokat e atyre që po dëshirojnë ta grabisin atë që nuk ju takon”.

    Kujtojmë se përmes një njoftimi për media, Ambasada Amerikane deklaroi se dështimi për t’i emëruar përfaqësuesit ia ka pamundësuar KQZ-së kryerjen e funksioneve të saj themelore; më shumë se 30 anëtarë të kuvendeve komunale dhe një deputet i Kuvendit të Kosovës nuk kanë pasur mundësi të marrin detyrën për shkak të vonesës.

    Ndryshe ditë më parë është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për bllokimin e KQZ-së, seancë kjo e cila u mbyllë pa ndonjë rezultat. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!