×
  • Lajme
  • Lajme

    Dorëzohet peticioni për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 8:57

    Sot degët e partive politike të Suharekës do ta dorëzojnë peticionin e nënshkruar nga qytetarët e kësaj komune për shfuqizimin e Ligjit për Lojërat e Fatit.

    Në ora 09:30 do të ketë takim në Kuvend mes Komunës së Suharekës dhe Kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka njoftuar Zyra për Informim.

    Ky peticion u inicua nga kryetari Muharremaj, ndërsa erdhi pas kërkesave të qytetarëve suharekas, pas vrasjes së të riut nga kjo komunë Jetmir Aliaj në vendin e tij të punës, në kazino.

    Ai u përkrah edhe nga komuna tjera si Lipjani, Rahoveci, Vushtrria e Gjakova.

    Sipas kryetarit Muharremaj, peticioni u nënshkrua nga mbi 11 mijë qytetarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!