×
  • Lajme
  • Lajme

    Dreçun: Nuk e lëmë Kosovën në OKB, Rusia po i hap Serbisë telashe të reja

    Reporteri
    10 Tetor 2022 | 10:07
    Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

    Anëtarësimi i Kosovës në Kombe të Bashkuara është i papranueshëm për Serbinë, tha i ashtuquajturi kryetar i një komisioni të vetëquajtur “për Kosovën” në Parlamentin e Serbisë, Milovan Dreçun, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Referuar propozimeve të përfolura franko-gjermane, të cilën edhe e vuri në pah presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, se kërkohet që Serbia të mos bllokojë anëtarësimin e Kosovës në OKB në këmbim të përshpejtimit të proceseve integruese të Serbisë në BE, Dreçun thotë se Serbia është zënë ngushtë.

    “Duhet të shohim se sa gjatë mund të qëndrojmë në dëmin që na shkaktohet duke mos ndjekur politikat e BE-së ndaj Rusisë. Kur dëmi është më i madh se përfitimi do të na duhet të korrigjojmë politikën tonë nëse duam të luftojmë për interesat tona”, i ka thënë ai agjencisë serbe të lajmeve Tanjug.

    Zyrtari serb thotë se Rusia “nuk po e (mirë)kupton” pozicionin e Serbisë, derisa shtoi edhe se “Beogradit do t’i duhet t’i vendos ndonjë lloj sanksioni Rusisë”.

    “Nëse kjo do të ndodhte, nuk duhet askush të nxisë destabilitet të brendshëm në Serbi, kjo gjë s’duhet të jetë në interes as të Perëndimit e as të shteteve mike”.

    “Kur nuk e di ku të presësh, s’ka lidhje ku e pret, dëm do të ketë. Serbia, duket se më nuk ka hapësirë manovrimi”, vazhdoi ai.

    Përtej kësaj, Milovan Dreçun, thotë se nëse Serbia fillon të përkojë me politikat evropiane ndaj Rusisë, unioni evropian do të zbusë presionin ndaj Serbisë për Kosovën.

    Ai shtoi se ndjehet “i befasuar” me Rusinë, ngase siç vlerësoi ai, Rusia nuk po e kupton peshën e siutuatës në të cilën gjendet Serbia, përcjell Reporteri.net.

    “Rusët janë të zënë me telashet e tyre, por edhe neve po na fusin në probleme të reja”, përfundoi Milovan Dreçun./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!