×
  • Lajme
  • Lajme

    Drejtori komunal i Istogut rrihet për gypa

    Reporteri
    27 Prill 2019 | 21:07

    Një mërgimtar që erdhi nga Zvicra, nuk u nda mirë kur e takoi një drejtor të komunës së Istogut. E rrahu zyrtarin e vet përfundoi në pranga.


    Drejtori i Shërbimeve Publike në komunën e Istogut Enver Rugova në parkingun e institucionit ku punon ai u sulmua nga bashkëvendasi i tij Fatmir Shala.

    “Më goditi befasisht”, tregon Rugova për Klan Kosovën, derisa thotë se me të njëjtin ishin takuar edhe më parë.

    E gjithë kjo kishte ndodhur pasi i dyshuari kishte bërë kërkesë për subvencione për gypat e kanalizimit ku sipas Rugovës ai i donte më të mëdha sesa ato që i ndante komuna.

    Derisa i dyshuari është në mbajtje familjarët e tij thonë se janë tronditur nga ajo që ka ndodhur derisa shtojnë se kishin telashe me një përrockë si pasojë e vërshimeve.

    I arrestuari ka pak ditë që kishte ardhur nga Zvicra ndaj babai i tij sqaron se nuk kanë asgjë personale me zyrtarin komunal që është vëllai i deputetit të lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugovës.

    Sipas Prokurorisë së Pejës i dyshuari është ndaluar për 48 orë por që organi i akuzës do të bëjë kërkesë në Gjykatë për masën e paraburgimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!